Aktualitet

Shitja e katër hidrocentraleve, është fatkeqësi kombëtare. Flet inxhinier Emin Musliu!

Emin Musliu, inxhinieri i dritës, ose siç e quajti Rudina Xhunga në emisionin Shqip, njeri nga djemtë e dritës të skuadrës së kapiten Radovickës, është sot 92 vjeç, por foli në DritareTV me pasionin, dashurinë, përgjegjësinë dhe krenarinë për rrugët e dritës që ndërtoi nga ‘49-’90 dhe pa t’ia shesin, poshtërisht privatit, siç u shpreh ai. Ish-drejtori i Institutit të Studimeve dhe projektimeve të Hidrocentraleve dhe linjave të tensionit të lartë, të stacioneve dhe portave detare, njeriu i skuadrës që ndriçoi Shqipërinë, në një rrëfim të gjatë në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV flet me trishtim për shitjen e hidrocentraleve. Për inxhinier Musliun, shitja e hidrocentraleve të Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, të cilat ka drejtuar punimet, ishte fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur popullit shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button