Aktualitet
Qeveria miraton projekt-rregulloren për procedurën e trajtimit të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore

Qeveria ka miratuar një projekt-rregullore për funksionimin dhe punën në Qendrën për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimit me Qevnie Njerëzore në nivel tk mesëm dhe të lartë.
Kryeministri Albin Kurti tha se kështu rregullohet procedura e trajtimit të viktimave.
“Me këtë akt juridik rregullohet procedura e tërësishme, që nga momenti i pranimit të viktimës, deri te largimi nga qendra, sikurse edhe ofrimi i ndihmës mjekësore, juridike dhe psikologjike”, tha Kurti.
#Qeveria #miraton #projektrregulloren #për #procedurën #trajtimit #të #viktimave #të #trafikimit #qenie #njerëzore
gazetablic.com