Aktualitet
Arrestimi i Erzen Breçanit, në pranga edhe djali i tij. Akuzat: Trafik droge, vrasje, pastrim parash…!

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacionit i SPAK, ku në pranga u vu ish drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Sipas burimeve, në pranga ka përfunduar edhe djali i tij i madh. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale.
Mbi 11 të dyshuarit rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje./m.j
#Arrestimi #Erzen #Breçanit #në #pranga #edhe #djali #tij #Akuzat #Trafik #droge #vrasje #pastrim #parash..
Java News