Liriku i dashurisë dhe liqenit, Lasgush Poradeci ende pa një shtëpi muze

Lasgush Poradeci është ndoshta nga shkrimtarët e rrallë që është aq i lidhur me vendlindjen e tij Pogradecin, të cilit aq shumë i kushtoi vargje dhe nga i cili aq shumë është frymëzuar për të shkruajtur.
Stolat me vargjet e poezive të tij dhe me bustin e poetit në sfond, janë më e pakta që Pogradeci mund të bënte për poetin e tij.
Por për ish-gazetarin Budjon Xhelo, kjo është shumë pak, për atë që ka lënë Lasgushi.
Nëse pogradecarët dinë diçka për poetin e tyre, vizitorët që i tërheq busti dhe vargjet në stolat e lulishtes, nuk kanë mundësi të mësojnë më shumë për poetin e liqenit.
Sot në Pogradec mungon një shtëpi muze e poetit. Si për të konkretizuar pragmatizmin e politikës që i përdor gjërat vetëm për qëllimin e saj të momentit, ish-gazetari tregon që parlamenti shqiptar për shumë kohë është drejtuar me vargjet e Lasgushit, që u huazuan nga ish-kryeari i parlamentit.
Lajmi i mirë në 36 vjetorin e vdekjes së Lasgush Poradecit është se tashmë bashkia ka gati projektin dhe financimin për ngritjen e shtëpisë muze të poetit.
Kjo shtëpi synohet të kthehet në një tjetër pikë që do të tërheqë edhe vizitorët, sidmos shqiptarët e Kosovës, dhe Maqedonisë së Veriut.
/f.s
#Liriku #dashurisë #dhe #liqenit #Lasgush #Poradeci #ende #një #shtëpi #muze
Java News