Aktualitet

Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen sot, Rama merr mandatin e katërt!

Nëse ditën e sotme, 15 nëntor, do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste do të kishte sërish fitore, megjithëse mbështetja për të është ulur me 1.3% me 0.5% në krahasim me një muaj më parë. Në nëntor mbështetja është 35.5% krahasuar me 36.8 % që ishte një muaj më parë.

Në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën vihet re që ka një ulje me 0.4% të mbështetjes së Partisë Demokrate të drejtuar nga Lulzim Basha dhe tashmë të shkëputur përfundimisht nga Sali Berisha.

Kështu 4.7% e qytetarëve do të votonin PD e Bashës nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet në krahasim me një muaj më parë kur ishin 5.1 %.

Ndërkohë që ka një rënie në përqindje mbështetjes për Sali Berishën. 18.1% do të votonin për PD e Sali Berishës kundrejt 19.9% që do të votonin në muajin shtator. Votimi për Berishën ka një rënue me 1.8% krahasuar me një muaj më parë. Për Partinë e Ilir Metës mbështetja ka rënë në 3.2% nga 3.7% që ishte një muaj më parë.

/a.d

#Nëse #zgjedhjet #parlamentare #mbahen #sot #Rama #merr #mandatin #katërt

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button