Aktualitet

Kush është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador? Publikohet foto

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit. Mediat ekuadoriane raportojnë se 53-vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj është ekzekutuar me armë zjarri para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Banorët dhe disa shitës të zonës thanë për autoritetet se në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë me të cilën po lëviznin dy persona. Ata u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen. Sipas informacioneve paraprake nga Policia Kombëtare, vrasësit kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

Fillimisht Rizaj u dërgua në urgjencën e spitalit “Luis Vernaza”, e më pas në klinikën “Panamericana”, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit ishin të rënda duke i shkaktuar vdekjen.

/a.r

#Kush #është #shqiptari #ekzekutuar #në #Ekuador #Publikohet #foto

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button