Tech

“Palestinez për terrorist”, Instagram kërkon falje për përkthimet në gjuhën arabe

Meta ka kërkuar falje pasi Instagrami futi fjalën “terrorist” në bio-n e disa përdoruesve palestinezë.

Disa bio në Instagram që përmbajnë fjalën “palestinez” të ndjekur nga emoji i flamurit palestinez dhe fraza arabe “Alhamdulillah”, që do të thotë “Falënderimi i qoftë Zotit”, përktheheshin automatikisht në: “Lavdërimi i qoftë Zotit, terroristët palestinezë po luftojnë për lirinë.”

Kjo gjë u soll në vëmendje nga një përdorues i Tik Tok-ut e menjëherë më pas reagoi rrjeti i madh social duke thënë se problemi është rregulluar.

Ne sinqerisht kërkojmë falje që kjo ka ndodhur. Do marrim masa për të adresuar përmbajtjet e dëmshme të përhapen në platformë. Nuk ka asgjë të qëllimshme në këtë mes”, tha Meta në faqen e saj zyrtare.

Shumë blogerë thonë se Instagrami po bllokon përmbajtje për grupin Hamas, si dhe shumë video të tjera për Palestinën.

Nga ana tjetër, dega ekzekutive e Komisionit Europian u ka kërkuar zyrtarisht kompanive të mediave sociale që të japin informacione pa pamje të rënda, duke përjashtuar video apo foto që tregojnë vdekje njerëzish apo gjak. Po ashtu, theksohet se videot duhen verifikuar pasi gjithnjë ekziston rreziku që ato të manipulohen dhe të shiten si reale.

/a.r

#Palestinez #për #terrorist #Instagram #kërkon #falje #për #përkthimet #në #gjuhën #arabe

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button