Tech

Problemet me rrjetin dhe shërbimi i dobët telefonik, AKEP gjobit kompaninë “One Albania”

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka vendosur një gjobë prej 10 milionë lekësh të rinj për kompaninë telefonike ‘One Albania’, për shkak të problemeve me shërbimet që ajo ofron.

Pas ankesave të shumë qytetarëve për shërbimin e dobët dhe ndërprerjet pa paralajmërim të rrjetit si dhe problemeve me mbylljen e kontratave, AKEP ka vendosur të gjobisë kompaninë.

AKEP ka theksuar se kompania “One Albania” duhet të respektojë detyrimet ligjore dhe kontraktore lidhur me kufizimet e shërbimeve dhe njoftimin e pajtimtarit përpara zgjidhjes e kontratës.

Në vendim thuhet se “One Albania” duhet të respektojë detyrimet ligjore lidhur me publikimin e informacionit transparent, të krahasueshëm, të përshtatshëm dhe të përditësuar për çdo detyrim në përfundimin e kontratës, si dhe kushtet e përgjithshme për aksesin e përdorimin e shërbimeve të ofruara për përdoruesit fundorë.

AKEP i ka dhënë një afat 60 ditorë kompanisë “One Albania” për të zgjidhur të gjitha problematikat e hasura me shërbimet e saj.

Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të analizojë dhe t’í japë zgjidhje shkaqeve teknike dhe mungesës se koordinimit të cilat kanë çuar në shkelje të afateve maksimale të lejuara për portimin e numrit.

Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., duhet të rishikojë dhe riparojë të gjitha problemet teknike të evidentuara në arkitekturën e moduleve të sistemit B/00S me qëllim eliminimin e pikave të dështimit si dhe përmirësimin e sistemit brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga vendimi përfundimtar i inspektimit.

Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., rekomandohet që gjatë kësaj periudhe 60 (gjashtëdhjetë) ditore të kryejë kontrolle periodike të brendshme si dhe të njoftojë AKEP për rastet e refuzimeve të evidentuara dhe korrigjuara prej tyre.

Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., të dorëzoje në AKEP raportime periodike javore, duke analizuar situatën dhe progresin e arritur me qëllim zbatimin e detyrave për korrigjimin e shkeljeve të evidentuara”, thuhet në njoftim.

#Problemet #rrjetin #dhe #shërbimi #dobët #telefonik #AKEP #gjobit #kompaninë #Albania

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button