Sport

“Keni pirë mall apo raki?”, deputetët e Berishës përplasen me Gardën, ai u flet pas kangjellave të Kuvendit

Ashtu siç ishte paralajmëruar, edhe kjo e hënë ka nisur me tensione mes opozitës e mazhorancës. Deputetët e përjashtuar të opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit, por nuk janë lejuar të futen në ambientet e brendshme. Garda ka penguar tentativën e deputetëve të opozitës, gjë të cilën ata e kanë kundërshtuar.

Deputetët e Berishës kërkuan të zhvillonin një mbledhje grupi. Nga ana tjetër, Komisioni i Ekonomisë pritet të mblidhet online për të evituar përplasjet.

Gazment Bardhi: Më sillni vendimin e shkruar pse jemi përjashtuar

Ervin Salianji: Po na jepni leje të dalim të marrim ajër, të pimë ndonjë kafe. Pasi vodhët gjithë Shqipërinë, po vidhni dhe godinat.

Albana Vokshi: Një shkresë po kërkojmë, ça po bëni?!

Bledion Nallbati: Hape derën!

Ervin Salianji: Kanë vënë rregull që hyn ai që ka vjedh.

Ndërkohë që deputetët kërkojnë shkresën zyrtare të përjashtimit të tyre, kryedemokrati Sali Berisha flet nga brenda rrethimit të Kuvendit. Ai e quan këtë skenë një akt të turpshëm të regjimit të Edi Ramës.

“Ky akt i turpshëm, nuk mund të ndalohen në zyrat e tyre, nuk mund të ndalohen të mblidhen me grupin e tyre. Ju bëj thirrje shqiptarëve që ndjekin këtë skenë, të kuptojnë se cili është regjimi i Ramës sot”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga debati:

“Kish e ka dhënë urdhrin? Për çfarë rrini atje, shko merr shkresën, kush na ndalon?”, thotë Bardhi dhe Vokshi.

“Është parlamenti fytyra e vërtet e fytyrës Rama-Linda”, dëgjohet të thotë Berisha.

-Për ça i bën ato sy ashtu

-E ke personale ti mo, personale e keni, trim i madh ti

-Keni pirë raki ju?

-Është çmenduri

-Të afrohet njeri të prekë me dorë dhe të shohin, guxoni , hajdut, pisa… juntë është kjo? Ça janë këta gangsterë

#Keni #pirë #mall #apo #raki #deputetët #Berishës #përplasen #Gardën #flet #pas #kangjellave #të #Kuvendit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button