“I kënaqur nga ndeshja”, Ahmataj i lumtur mer barazimin në Korçë, Gvozdenovic jo: “Rezultati nuk është i drejtë”

“Është një përgjigje pozitive pasi në shumë momente të lojës po bënim atë kishim punuar në stërvitje. I sfumuam mundësitë tona. Me gjithë mungesat që kemi, lojtarët e rinj na vendosin në vështirësi. Ndeshjet jashtë janë më të vështira se sa brenda, por kemi rrugë përpara për të bërë”. Julian Ahmataj kënaqet me barazimin 1-1 në Korçë, duke shpresuar se gradualisht do të dalë nga vështirësitë. Tirana e tij, nuk ngjan ende me pretendenten për titull që duhet të jetë.
E në këtë pikë, Ahmataj bën llogaritë: “Vazhdimësia do të tregojë ecurinë e skuadrës. 8 pikë janë edhe shumë edhe pak nga kreu. Duhet të rregullojmë ca gjëra pasi cilësitë i kemi, po aktivizojmë disa lojtarë të rinj, po fitohet eksperienca dhe pjekuria e duhur. Jam i kënaqur nga ndeshja e sotme. Çdo trajner ka gjërat e veta, mua më shqetëson kur skuadra nuk bën ato që punojmë” e mbylli tekniku.
Lexo më tej: Video/ Nikaj me portë bosh, traversa e anësori shpëtojnë Tiranën: mbyllet 1-1 me Skënderbeun
GVOZDENOVIC: NUK MË KËNAQ NJË PIKË
“Rezultati nuk është i drejtë se kërkonim fitoren. Në pjesën e dytë ishim mirë dhe patëm 3-4 raste për gol. Edhe në pjesën e parë Nikaj pati një rast ku mund të dyfishonim. Nuk më kënaq një pike”. Ivan Gvozdenovic, nuk mjaftohet me 1-1 kundër Tiranës. E ndoshta ka të drejtë. Tekniku e ka ende para syve rastin e humbur me portë bosh nga Nikaj: “Për mendimin tim kemi sulmues të mirë, Nikaj, Rashica dhe Frenki që janë me moshë të re. Kemi cilësi, por na duhet pak kohë që të jemi më konkret në finalizim. Kemi cilësi dhe shpresoj që të përmirësohemi disi në fazën sulmuese”.
Më tej, Gvozdenovic shpjegoi edhe tërheqjen e skuadrës së tij: “Ndoshta mund të rrinim më larg, nuk u thashë lojtarëve, por ndodhi. Edhe Tirana ishte larg presionit dhe mbetëm larg, pra varej edhe nga cilësia e kundërshtarit. Por edhe me këtë 15 minutësh ishim për golin e dytë. Unë e dija cilësinë e Tiranës, erdhi mundësia për të shënuar, por nuk e bëmë”.
#kënaqur #nga #ndeshja #Ahmataj #lumtur #mer #barazimin #në #Korçë #Gvozdenovic #Rezultati #nuk #është #drejtë
Lapsi