Buxheti 2023/ Socialistët vënë para tepsinë e bakllavasë (VIDEO)

Deputetët socialistë të Komisionit të Ekonomisë kanë vënë para një tepsi me bakllava para se të nisin diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2014. Në filmimet që i bën Erjon Braçe llokmat e bakllavasë krahasohen me ndarjen e buxhetit të vitit 2023.
Deputetja Blerina Gjylameti është ajo që bën prezantimin e tepsisë së bakllavasë me rastin e diskutimeve të projekt-buxhetit, ndërsa flet për indeksimin e pensioneve dhe bonusin e pensionistëve.
Por më shumë se për ato pak lekë që do përfitojnë pensionistët, viti 202ë do të jetë i mbarë në veçanti për deputetët, ministrat dhe kryeministrin Edi Rama. Të gjithë këta presin të marrin një dorë të mirë parash, sepse rroga e deputetëve u dyfishua dhe nga 156 770 lekë shkoi në 310 250 lekë të reja ose 3 milion e 100 mijë lekë të vjetra në muaj.
Mbi këto 3 milion lekë të vjetra, shtohen edhe pagesat e naftës, të telefonit, të qirasë dhe dietave të tjera. Disa vite më parë, gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 Edi Rama e kërkoi i vetëm tepsinë e pushtetit dhe ia arriti duke lënë në opozitë PD dhe LSI.
Atëherë u fol shumë për tepsinë që simbolizonte mënyrën se si e kishin ndarë partitë administratën shtetërore. Tani që e kanë të vetëm tepsinë, socialistët e kanë mbushur atë me bakllava, ia kanë rritur rrogat vetes dhe ia fusin me gallata. Shikoni videon më poshtë:
Paga e ministrave nga 174 760 lekë shkoi në 318 750 lekë.
Paga e kryeministrit nga 228 000 lekë shkoi në 393.125 lekë.
Paga e Kryetarit të Kuvendit nga 228 000 lekë shkoi në 393.125 lekë.
#Buxheti #Socialistët #vënë #para #tepsinë #bakllavasë #VIDEO
Lapsi