I zbritën nga makinën nën kërcënimin e armëve: rrëmbehen prindërit e Luis Diaz

Orë ankthi për sulmuesin e Liverpool, Luis Diaz. Pasditen e djeshme (të shtunën), prindërit e futbollistit u rrëmbyen në zonën e Barrancas, Guajira, një rajon në veri të Kolumbisë. Sipas informacioneve fillestare, mësohet se prindërit e lojtarit, Luis Manuel Díaz dhe Cilenis Marulanda, po udhëtonin me një furgon. Ata po shkonin për në Los Olivos, lagjen ku ata jetojnë, kur u kapën nga persona të armatosur, me motorë. Keqbërësit hipën në mjetin ku ndodheshin prindërit e Diaz dhe i morën me vete.
Menjëherë është aktivizuar bashkëpunimi mes forcave ushtarake dhe policisë për zgjidhjen e rastit. Sipas burimeve të brendshme, nëna e futbollistit tashmë është liruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa babai i tij është ende në duart e banditëve. “Kam folur me nënën e Luis Diaz – deklaroi një burim policor për shtypin e Bogotas-, ajo është e frikësuar, por është mirë. E morën babain lojtarit me motor, e detyruan të zbriste nga makina dhe e çuan atje nëpër shtigje”.
Lexo më tej: Video/ Shikoni tentativën për të dëmtuar Luis Diaz nga tribuna: tifozi provon të godasë me shtizë
Liverpool ndërkohë konfirmoi një “situatë në vazhdim që përfshin familjen e Luis Diaz” mbi raportet që prindërit e sulmuesit ishin rrëmbyer në Kolumbi. Presidenti i Kolumbisë ka thënë se nëna e Diaz “është shpëtuar”, por babai i tij mbetet i zhdukur. “Klubi i futbollit Liverpool mund të konfirmojë se është në dijeni të një situate në vazhdim që përfshin familjen e Luis Diaz në Kolumbi”, thuhet në një deklaratë të klubit.
Liverpool Football Club can confirm it is aware of an ongoing situation involving the family of Luis Diaz in Colombia.
— Liverpool FC (@LFC) October 29, 2023
#zbritën #nga #makinën #nën #kërcënimin #armëve #rrëmbehen #prindërit #Luis #Diaz
Lapsi