Aktualitet
FOTOLAJM/ Dorian Duçka në SPAK, këshilltari i Ramës që negocioi për McGonigal

Dorian Duçka, këshillari i kryeministrit Edi Rama që ishte një nga njerëzit që negocioi për takimin e Charles McGonigal në zyrën e kryeministrit është fotografuar sot ndërsa hyn në SPAK. Nuk dihet arsyeja e thirrjes së Duçkës nga prokurorët, ndërsa më parë ai ka mbajtur edhe postin e zv.ministrit të Energjisë.
Duçka ishte një nga njerëzit që Rama e përdori për të shoqëruar dëshmitarët në udhëtimet drejt Vjenës për t’u takuar me McGonigal dhe një zyrtar tjetër të FBI në lidhje me hetimin e financimit të lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
#FOTOLAJM #Dorian #Duçka #në #SPAK #këshilltari #Ramës #që #negocioi #për #McGonigal
Lapsi