AktualitetDurresi Sot

Atentati me tritol në Shkozet, Artan Hoxha: E di çfarë do thonë ata që merren me “fushatën fituese”…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar shpërthimin e tritolit në Shkozet të Durrësit, që i ishte vënë brenda në mjet Aldi Mustafës. Edhe pse larg Shqipërisë, Artan Hoxha ka shkruar lidhur me ngjarjen, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur për shkak të fushatës elektorale.

“Për ne qe pime vetem kafe turke, Stambolli eshte vendi ideal për ta shijuar nje turke per merak… Tritol te mbare andej… Me falni, desha te them “jave te mbare andej nga ju”… E di se ata qe merren me “fushaten fituese”, do thone:”Epo gjera qe ndodhin” !!! Ishallah paçi fat, te gjendeni sa me larg shperthimit…,“-shkruan Hoxha në postimin e tij.

Shënjestra e atentatit në fjalë ishte ishte Aldi Mustafa. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip ‘Volksëagen’, te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button