Aktualitet

Dënohet grupi i Shijakut/ Gjykata e Apelit ju shton dënimet për laboratorin e heroinës në Has

Gjykata e posaçme Antikorrupsion tha fjalën e saj të formës së prerë, për dosjen e njohur ndryshe si grupi i Shijakut. për shumicën e tyre gjykata ashpërsoi dënimet.

Gjykata doli kundër vendimit të gjykatës më të ulët për 4 nga 6 anëtarët e grupit, që instaloi një laborator heroine në Brenogë të Hasit dhe që ishte përgatitur  ta trafikonte përmes mermerit në Itali.

Nga shtatë vite burgim të firmosura  më herët ndaj Jasin Kala, apeli ashpërsoi qëndrim duke urdhëruar që ai të dënohet me 12 vite heqje lirie. Gjithashtu u prish vendimi i pafajësisë për Denis Llaftiun dhe pozita e tij u rëndua jo vetëm duke u cilësuar i fajshëm nga drejtësia, por duke u dënuar 10 vjet vjet burg.

Për të akuzuarit si anëtarë të grupit kriminal Isander Sala dhe Xhemal Shala u vendos i njëjta masë dënimi prej 15 vitesh burg sic kishte dhënë edhe shkalla e parë.

Për dy të tjerë me i lakuari shtetasi Astrit Avdyli, Gjykata e ktheu çështjen për gjykim në shkallën e parë.

Të dyshuarit u skeduan në një hetim të bazuar me përgjime  dhe që ekspozoi edhe emra të tjerë si biznesmeni Admir Hoxha, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga shteti.

Një hetim paralel u krye edhe për zgjedhjet e parakohshme dhe të përgjithshme  por më pas u shpall mos kompetenca dhe shqyrtimi përfundoi në gjykatën e Dibrës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button