Aktualitet

Efekti i penalizimit të Berishës/ Ndarje e re mes deputetëve të PD

Nëse përpjekja për të akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha për dosjen e privatizimit të klubit Partizani ka pasur ndonjë prapavijë politike, ajo me siguri e ka arritur qëllimin e parë. Dy grupet e sapo bashkuara të PD-së ato të rithemelimit dhe ata që mbështesin gaz Bardhin kanë shfaqur çarjen e parë mes tyre. ka kontrolluar rrjetet sociale të deputetëve të të dy grupimeve. Tek mbështetësit e PD së foltores dënohet me forcë ajo që ka ndodhur, nganjëherë edhe pa fakte, theksohet shkelja e kushtetutës nga privimi i lirive të Berishës pa mandat të kuvendit, shpallet rikthimi i diktaturës dhe denoncohet dora e Edi Ramës pas të gjithë asaj që ka ndodhur.

LEXO ME TEJ:

Historia e plotë/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës për “Partizanin” 

Në të kundërt, duket se pjesa tjetër e deputetëve që u afruan për të ribashkuar  grupin parlamentar është kapluar nga një heshtje varri. Ata mungojnë në ekrane dhe profilet e tyre publike janë bosh me reagime mbi këtë temë. Askush prej tyre nuk ka folur, deri më tani, as për të mbështetur punën e “heronjve” të Yuri Kim në SPAK as për të denoncuar një komplot me prapavijë politike. Ndoshta të kompleksuar se mos partia përdoret si një mburojë për hallet e Berishës, mbi 20 deputetët që mbështesin Gazmend Bardhin janë përafruarsërish me qëndrimet e minorancës basha prej të cilës sapo u ndanë, që ka për specialitet fshehjen e kokës si struci, përballë problemeve të nxehta dhe delikate. 


Andi Bushati:Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut? 

Kjo vijë sjellje ka shpërfaqëur një frakturë ulëritese mes dy grupimeve që po reken të unifikohen, jo në bazë të një platforme të vërtetë, por me artifice propagandistike.

Nga njëra anë, njëri grupim, nuk ka asnjë kompleks për tu shfaqur si fanatikë të Berishës. Ata fshijnë me një të rënë të t çdo lloj dyshimi lidhur me aferën e privatizimit të klubit Partizani, ata nuk duan të dëgjojnë asnjë aludim për rolin që mund të ketë luajtur dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi në këtë histori. Ata mjaftohen  të bërtasin se po kthehen metodat e vitit ’44, për asgjesimin e kundërshtarëve politikë.

Berisha akuza prokurores Millonai: I shërbeu Taulant Ballës! 

Ndërsa nga ana tjetër deputetët e sapo shkëputur nga Basha gjenden mes dilemës se po mbështetën pa kushte Berishën humbasin identitetin, ndërsa po e goditën atë humbasin votat. Një makth tjetër i tyre është edhe frustrim se ç’qëndrim mund të mbajë ambasada ndaj qasjes që ata do të adoptojnë. Dhe kjo i ka bërë të heshtin.

Privatizimi i kompleksit/ Berisha: ‘Partizanin’ e nisi Nano, e firmosi Rama, jo unë 

Por kjo memecëri është në antitezë të fortë me protestat e zhurmshme të pro Berishistëve, që dëshmojnë edhe njëherë se sa e ndarë është PD që sapo u bashkua. prandaj është e sigurtë se nëse dikush ka përgatitur një skemë politike me goditjen nga drejtësia kundër berishës, tani për tani ajo skemë ka pasur sukses.

©

#Efekti #penalizimit #të #Berishës #Ndarje #mes #deputetëve #të

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button