Berisha: Linda Rama “gjah shtrigash” me Arben Ahmetajn

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, ku sipas tij, është bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda, personi që fshihet pas aksionit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Berisha tha se nuk e ka mbrojtur ish-zv.kryeministrin Ahmetaj, por shtoi se nuk mund të pranonte që të ishte “pre” e një gjuetie shtrigash.
“Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht. Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë. Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash. Atë nuk e pranoj unë. Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama. Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto. Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to…,”-tha Berisha.
#Berisha #Linda #Rama #gjah #shtrigash #Arben #Ahmetajn
Lapsi