Privatizimi i Partizanit/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës

Me urdhër të SPAK, policia ka ndaluar mbrëmjen e sotme në Rinas, dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin.
Ndalimi i tij, është bërë ndërsa ai ishte kthyer nga Vlora për në Rinas ku po priste bashkeshorten e cila po kthehej nga Gjermania. Oficerët OPGJ e kanë kontaktuar Malltezin në mjedisin e aeroportit ku i kanë komunikuar se ndaj tij ka urdhër ndalimi.
Ndalimi i Malltezit është bërë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, dhe kthimin e kësaj zone në fushë ndërtimi. Gjithashtu për këtë çështje është shpallur ndalimi edhe për ndërtuesin dhe zhvilluesin e kësaj zone, Fatmir Bektashi i cili ndërtoi aty 19 kulla.
Por surpriza në këtë rast është fakti se i pandehur si i dyshuar është edhe ish kryeministri Berisha në kohën e drejtimit të qeverisë prej të cilit është bërë edhe privatimimi i trojeve të kësaj prone. Ndaj Sali Berishës Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe bkkolim të pashaportës dhe ndalim të daljes jashtë shteti.
Prokurori që i ka marrë këto masa është ish shefi i SPAK, Arben Kraja.
Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani u denoncua në SPAK nga taulant balla në vitin 2020 për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 5-10 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim, siç edhe pretendohet në denoncim, parashikohet një dënim jo më pak se 15 vjet me burgim.
Në denoncim pretendohej se trashigimtarët e kësaj toke që i ishte shitur më parë italianëve gjatë pushtimit, përpos rikthimit të saj morën edhe sipërfaqe plus. Pra se morën 26 mijë m2 tokë, nga 24 mijë që mund t’u takonin, duke përvetësuar kështu edhe 4 mijë m2 pronë publike që i takonte ish klubit Partizani.
©
#Privatizimi #Partizanit #Arrest #dhëndrit #dhe #detyrim #paraqitje #Berishës
Lapsi