GJKKO jep masë sigurie për Sali Berishën, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit

Pas ndalimit të dhëndrit Jamarbër Malltezi, në aeroportin e Rinasit, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Malltezi dyshohet se është arrestuar për aferën e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani. Urdhëri i arrestit është firmosur nga SPAK. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash. Ka qenë ministri Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë si dhe Jamarbër Malltezi, dhëndrin e Sali Berishës.
Ndërkohë mësohet se Berisha, akuzohet për “korrupsion pasiv”. Ai pritet t’i drejtohet mediave në një komunikim për këtë çështje në orën 21:00.
#GJKKO #jep #masë #sigurie #për #Sali #Berishën #detyrim #paraqitje #dhe #ndalim #të #daljes #jashtë #shtetit
Lapsi