Video/ Tymuese e shashka, tension në Verona mes tifozëve të Napoli e Hellas: ndërhyjnë forcat e rendit

Përplasje mes tifozëve të Napolit dhe forcave të rendit kanë ndodhur në disa zona midis stacionit të trenit dhe stadiumit Bentegodi në Verona. Në vigjilje të ndeshjes që hap javën e nëntë të Serie A mes Hellas dhe kampionëve të Italisë, tensioned kanë qenë të pranishme. Disa dhjetëra tifozë napolitantë krijuan trazira mes stacionit të trenit Porta Nuova dhe zonës së Fiera, ku ultrasit napolitan hodhën bomba tymuese e shashka. Disa prej tyre u bllokuan dhe u dërguan në komisariat për identifikim.
Në vendngjarje ka qenë edhe policia lokale për të menaxhuar trafikun. Rreth orës 10.00, rreth pesëdhjetë tifozë të Napolit ranë në kontakt me mbështetësit e Hellas pranë parkimit të makinave përballë Curva Nord. Ka një prezencë të konsiderueshme në fakt të tifozëve miq, duke qenë se 3223 bileta iu shitën napoletanëve për këtë ndeshje.
Lexo më tej: Napoli, tërbimi i De Laurentiis: Garcia nën vëzhgim, ka një ‘dyshim’ brenda klubit
Ndeshja që ngre siparin e javës së 9 të kampionatit të Serie A ka nisur kështu me tensione. Trazirat në qytet kanë çoroditur gjithashtu edhe trafikun. Verona-Napoli e bën gjithnjë këtë efekt, për më tepër që situate e teknikut Rudi Garcia është shumë e nxehtë, pas një fillimi zhgënjyer të sezonit.
Scontri Ultras #Verona e #Napoli pic.twitter.com/X34w93wKr4
— Gianmarco Giordano (@GianmarcoGio) October 21, 2023
#Video #Tymuese #shashka #tension #në #Verona #mes #tifozëve #të #Napoli #Hellas #ndërhyjnë #forcat #rendit
Lapsi