BMW-ja shpërthen në flakë, 2 të plagosur në aksin Fier – Patos (PAMJET)

Një automjet tip “BMW” ka marrë flakë në lëvizje në aksin Fier – Patos, në afërsi të fshatit Portëz. Automjeti i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Patosit ka shpërthyer papritur në flakë dhe më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë arritur të dalin në kohë, por kanë marrë lëndime të lehta. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve. Atje ndodhet dhe policia dhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të përcaktuar shkaqet.
“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “BMW”. Nga flakët kanë marrë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftim. ©
#BMWja #shpërthen #në #flakë #të #plagosur #në #aksin #Fier #Patos #PAMJET
Lapsi