“Bllokimi i Parlamentit, dhunim i institucioneve”, Çuç i përgjigjet opozitës: S’kemi rrëzuar asgjë ! Ka një vendim…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në një dalje për mediat komentoi qëndrimin e opozitës sot në Kuvend, ku disa deputetë bllokuan sallën.
Socialisti theksoi se shfaqja e opozitës sot ishte e shëmtuar dhe nuk justifikohet dhuna ndaj institucioneve. Mes të tjerash ai theksoi se PD ka hallet e veta, por ato duhet t’i zgjidhë jashtë Kuvendit.
“Sot ishte një shfaqje e shëmtuar në Kuvend. Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Ne nuk kemi rrëzuar asgjë. Ka një vendim për një komision bipartizan dhe ta themi qartë dhe për shqiptarët. Vendimi për ngritjen e komisioneve e thotë qartë, një bashkëkryetar nga PS dhe një nga opozita. Janë kushtet që të fillojmë për reformën. Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD dhe nuk ka pritur vendimin tonë. Pa marrë akoma përgjigje, si mund të kërkohet”, tha ai.
/a.r
#Bllokimi #Parlamentit #dhunim #institucioneve #Çuç #përgjigjet #opozitës #Skemi #rrëzuar #asgjë #një #vendim..