E bujshme, Ministri i brendshëm francez Darmanin akuzon: “Benzema, lidhje me terroristët muslimanë”

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca, që përshkallëzon edhe më tepër përplasjen e nisur në rrjetet sociale mes Karim Benzema e ish-portierit izraelit Aouate. Ministri i brendshëm francez Gérald Darmanin ka akuzuar hapur sulmuesin për lidhje me një organizatë terroriste myslimane. “Z. Karim Benzema ka lidhje të njohura, siç e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Myslimane”, tha Darmanin në një intervistë për CNews.
Dy ditë më parë sulmuesi francez i Al-Ittihad kishte treguar afërsinë me popullin palestinez: “Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës që janë edhe një herë viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë as gratë e as fëmijët”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Lexo më tej: “Bir kur*e”: Benzema u lut për palestinezët, ish-portieri izraelit Aouate e shan në pesë gjuhë
Pas kësaj deklarate, sulmuesi i Al-Ittihād u sulmua ashpër nga David “Dudu” Aouate. Ish-portieri izraelit që në karrierë ka luajtur edhe në La Liga me Mallorca, Deportivo La Coruna dhe Racing, nuk e ka pëlqyer aspak qendrimin e francezit. Përgjigja e tij, në fakt, nuk vonoi dhe sigurisht nuk mund të kalonte pa u vënë re për shkak të toneve të saj shumë të ashpra: “Bir kur*e” ka shkruar ai në pesë gjuhë (hebraisht, frëngjisht, anglisht, arabisht dhe spanjisht), duke e shoqëruar nga dy flamujt, atë izraelit dhe atë amerikan.
#bujshme #Ministri #brendshëm #francez #Darmanin #akuzon #Benzema #lidhje #terroristët #muslimanë
Lapsi