Aktualitet

E bujshme nga Spanja, Topi i Artë 2023 tashmë është vendosur: do ta fitojë Leo Messi

Messi

Më 30 tetor, në ceremoninë klasike të organizuar nga France Football në Teatrin Châtelet në Paris, do të dorëzohet Topi i Artë i 67-të në historinë e futbollit. Prej muajsh duket se është një garë dyshe mes Lionel Messi dhe Erling Haaland. Fituesi i Kupës së Botës në Katar me Argjentinën e tij, apo Tripleta e Manchester City me një rekord golash? Çështja duket se është zgjidhur. Ndërsa Kevin De Bruyne dhe Bernardo Silva duket se do të garojnë vetëm për shkallën e tretë të podiumit.

Gjithsesi, nga Spanja ka mbërritur një e dhënë që largon çdo lloj dyshimi. Tashmë është zgjedhur fituesi i Topit të Artë.

Lexo më tej: Topi i Artë, ambicja e fshehur e çdo futbollisti: historia e kuriozitetet e trofeut të France Football


TOPI I ARTË 2023 PËR MESSI

Ishte Diario Sport që i dha zë thashethemeve që qarkullonin prej ditësh. Në ceremoninë e fundit të tetorit Leo Messi do të fitojë Topin e tetë të Artë të karrierës së tij të pashoqe. Argjentinasi, protagonisti i madh i Botërorit të fituar në Katar dimrin e kaluar me kombëtaren e tij, do të vendosë një tjetër rekord. Pleshti do të jetë lojtari i parë që do të marrë trofeun e lakmuar pa qenë në një ekip europian. Kundërshtari i vetëm për Pleshtin, siç dihet, është Erling Haaland. Por norvegjezit, siç duket, nuk i kanë mjaftuar 52 golat në 53 paraqitje të sezonit të kaluar me City për të fituar çmimin.

Lexo më tej: Zbulohet video, Sanabria e pështyn Messi e injoron: “Nuk e di kush është ai djalë”

Ndërsa për femrat, trofeu, sërish sipas Diario Sport, do të mbetej në Spanjë. Alexia Putellas, fituese e dy edicioneve të fundit, në fakt do të pasohej nga bashkatdhetarja e saj Aitana Bonmati. Njoftimi do të bëhet në pak më pak se dy javë.

#bujshme #nga #Spanja #Topi #Artë #tashmë #është #vendosur #fitojë #Leo #Messi

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button