Pete Davidson rikthehet në “SNL”

Pete Davidson u rikthye së fundmi në premierën e sezonit 49 të “Saturday Night Live”.
Komediani diskutoi një sërë temash që kanë qarkulluar për veten e tij në vitet e fundit gjatë një parodi të “Barbie”.
“Unë jam thjesht Pete / Jeta ime dashurore nuk është diskrete / Unë gjeneroj shumë publicitet për gjithçka përveç komedisë sime,” u shpreh Davidson.
Natyrisht, krijuesi i “Bupkis” i referohet listës së tij të gjatë të ish-ve të famshëm, ku përfshihen Kim Kardashian dhe Ariana Grande, si dhe aktoret Chase Sui Wonders dhe Madelyn Cline. Duke folur për Kardashian, ai përmendi ish-bashkëshortin e saj Kanye West, i cili u kritikua për sulmin ndaj komedianit gjatë romancës së tij me yllin e realitetit.
“Njerëzit në internet ende më thërrasin Skeet / Për shkak të një djali, emrin e të cilit nuk mund ta them ligjërisht,” këndoi ai përpara se një foto e reperit “Flashing Lights” të shfaqej në ekran.
Duke vazhduar të bënte shaka me jetën e tij, Pete tha se ai dukej si një “kokë meth në rrugë”, duke kënduar në një varg tjetër se do të shkojë në rehabilitim ” tri herë në vit kur nuk e prisni.”
Një burim i tha Page Six në qershor se Davidson shkon rregullisht në rehabilitim për trajtim.
“Pete shkon rregullisht në rehabilitim dhe për të marrë një pushim mendor,” tha burimi i brendshëm. Periudha e tij e rehabilitimit në qershor – e cila pasoi shpërthimin e tij në PETA – erdhi gjithashtu vetëm disa javë pasi ai përplasi automjetin e tij në një shtëpi në Beverly Hills, Kaliforni./
#Pete #Davidson #rikthehet #në #SNL
Lapsi