Aktualitet

Banorët e Thethit në protestë kundër prishjes së ndërtimeve të tyre

Banorët e fshatit turistik të Thethit protestojnë kundër prishjes së ndërtimeve në zonën e tyre. Ata janë njoftuar se sot do të kishte një aksion të IKMT për prishjen e ndertimeve pa leje. Banorët dolën në pritje të IKMT-s në rrugën e Qafë Thores, por ardhja e inspektoreve pas kësaj protestë është anuluar.

Banorët e Thethit shprehen se janë ndër shekuj pronarë të tokave të trashëguara brez pas brezi ku kanë ndërtuar bujtinat e tyre. Ata e cilësojnë plotësisht të padrejtë prishjen e ndërtimeve që janë bërë me mund nga ana e tyre.

 


Banorët kërkojnë që të ulen në bisedime dhe të gjendet një zgjidhje për pajisen me certifikata pronësie e ndalimin e prishjes së ndërtimeve sepse kjo do të sillte shkatërrimin e këtij fshati turistik që vizitohet nga mijëra turistë. Banorët thonë se nuk do të lejojnë prishjen e ndërtimeve që kanë ngritur me sakrificë në tokat e të parëve.

#Banorët #Thethit #në #protestë #kundër #prishjes #së #ndërtimeve #të #tyre

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button