Sport

Video/ Në 2016 De Biasi e la pa Europian, Gjimshiti gati të sfidojë fatin: “Ndjesitë i kam, Ismajli i mungon skuadrës”

Gjimshiti

Në Francë 2016 nuk shkoi, atëherë u bë i sakrifikuari ndaj atyre që kishin dhënë më shumë në atë fushatë kualifikuese. Gianni De Biasi atëherë vendosi që Berat Gjimshiti ta shihte turneun historik nga shtëpia. E tani, qendërmbrojtësi i Atalantës është gati ta marrë kënaqësinë që iu mohua 8 vite më parë. “Ndjesi të veçantë, them që po. Atëherë isha në kualifikuese, por nuk shkova. Nuk e di, do shohim në vazhdimësi. Është ndeshje e vështirë, kemi tre ndeshje të vështira, janë të gjitha vendimtare. Do japim maksimumin, jo vetën te kjo ndeshje, por edhe te dy të tjerat që vijnë pastaj. Do shohim ndeshje pas ndeshje, uroj t’ia dalim”.

E sigurisht që Gjimshiti e di se një pjesë e mirë e kualifikimit luhet nesër kundër Cekisë. Një ndeshje delikate, që ai duhet ta luajë pa shokun e shumë betejave Ardian Ismajli të dëmtuar: “Është një mungesë për të gjithë skuadrën. Gjithsesi kemi lojtarë që janë me vite në Kombëtare, që luajnë qendërmbrojtës. Besoj se s’ka për të qenë problem, sidomos për mua, pasi nuk është se i besoj njërit shumë apo tjetrit. Të gjithë lojtarët që luajnë me mua janë njësoj. Besoj se do ia dalë mirë kush luan”.

Lexo më tej: Video/ “Ndeshja ime më e rëndësishme”: Sylvinho kërkon të bëjë atë që nuk arriti në Pragë


Në fund, një koment kapiteni e bëri edhe për atmosferën që pritet nesër, me një stadium të tejmbushur: “Do jetë zjarr, siç e njoh popullin shqiptar që është. Është diçka shtesë për ne dhe sigurisht që do të jetë në favorin tonë”.

#Video #Në #Biasi #Europian #Gjimshiti #gati #të #sfidojë #fatin #Ndjesitë #kam #Ismajli #mungon #skuadrës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button