Aktualitet

Akuzohet se përgatiti minën për νrasjen e Vajdin Lames, paraqitet sërish në SPAK Çervenkovski

SPAK

Joshko Çervenkovski, për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit, rikthehet sërish në SPAK për t’u marrë në pyetje.

Një ditë më parë ai u paraqit në seancën ndaj Emijano Shullazite e Viktor Imerit, teksa ndalimi i tij u bë në Rinas të hënën. Ai kërkohej nga Prokuroria Posaçme si dhe nga avokatët e të pandehurve për t’u pyetur në cilësinë e dëshmitarit, madje është dërguar edhe letërporosi. Të martën ai nuk u lejua të dëshmonte pasi avokatët e të pandehurit pretenduan se e kanë kërkuar të pyetet me letërporosi duke e cilësuar të dyshimtë rrethanat në të cilat u paraqit në gjykatë.

 


Pas vendimit për shtyrjen e seancës, Çervenkovski ngjiti shkallët e SPAK për t’u pyetur të martën, teksa ai u rikthye sërish këtë të mërkurë në prokurori. Kjo e fundit nuk ka një koment mbi rrethanat dhe cilësinë në të cilën e ka pyetur, teksa maqedonasi u largua me një automjet me targa të vendit të tij.

#Akuzohet #përgatiti #minën #për #νrasjen #Vajdin #Lames #paraqitet #sërish #në #SPAK #Çervenkovski

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button