Aktualitet

Një telefonatë me zërin e Martinajt ngatërron hetimet

Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se ka një zhvillim të ri nga dosja mbi zhdukjen e Ervis Martinaj. Për të është përgjuar një telefonatë nga jashtë e një personi me familjarët e Martinaj, ku zëri del shumë i ngjashëm me zërin e tij.

Por, Dervishaj la të hapur dhe mundësinë që kjo telefonatë të jetë organizuar nga kundërshtarët që e kanë zhdukur me qëllim që të shtojnë misterin mbi këtë çështje.

“Këto kohë ka pasur edhe një zhvillim që e ngatërron edhe më shumë historinë. Është përgjuar një telefonatë nga jashtë në konakt me familjarët e Ervis Martinaj dhe aty është vërejtur se zëri është shumë i ngjashëm me zërin e tij. Janë marrë përgjimet, është bërë një krahësim me ane te pajisjeve qe disponon drejtesia jone, por nuk janë bindur dhe e kanë derguar jashtë vendit per ekspertizë me te specializuar. Por nuk e di a ka ardhur përgjigjja me rezultatin e ekspertizes apo jo. Nje pikepyetje shumë e madhe është ngritur, a është vërtetë që Ervis Martinaj po bisedon me familjarët? Nuk është çudi që ky zëri i ngjashëm të jetë i organizuar nga ata që e kanë zhdukur, për të shtuar edhe më shumë misterin”, tha Dervishi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button