FOTO/ Vdekja e 3-vjeçarit, reagon nëna: Tregon bisedën me mjekun dhe dhimbjen për humbjen e fëmijës!

Nëna e 3-vjeçarit Brian Spahiut, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu në dhëmbë në një klinikë dentare, me mjekun Roland Xhaxho.
Nëna e të miturit, Ina Qosja ka reaguar në lidhje me kritikat që janë bërë në rrjet se si prindërit lejuan që 3-vjeçari të kryente ndërhyrje në 14 dhëmbë për më shumë se 6 orë nën efektin e anastezisë.
Në reagimin e saj, nëna thekson se mjeku Xhaxho i ka gënjyer duke i thënë se do t’i vendoste anastezi të lehtë dhe se i mituri do të zgjohej pas 45 minutash, por ai ka kryer ndërhyrje në 14 dhëmbë pa dijeninë e prindërve.
Sakaq nëna sqaron se të dy prindërit kanë pyetur në lidhje me klinikat më të mira dentare në vend dhe se rekomandimin për te stomatoglogu, Xhaxho e kanë marrë nga mjeku kardiolog. Ndër të tjera shprehet: Kush është ai prind që do ta çojë fëmijën në varr.
Ka mbetur ende pa hequr përshkrimi që ka vënë për veten: mami i Brianit. Tani që i vogli saj nuk jeton, ajo nuk di më kush është, por ama do përgjigje, pse vdiq Briani 3-vjeçar. Dritare bashkohet me ngushëllimet e të gjithëve për këtë humbje tragjike fëmije./m.j
#FOTO #Vdekja #3vjeçarit #reagon #nëna #Tregon #bisedën #mjekun #dhe #dhimbjen #për #humbjen #fëmijës