AktualitetKosova
FOTO- Nëna e Hashim Thaçit vesh bluzën me portretet e ish-krerëve të UÇK-së: Liria jeni ju

Kjo foto bëhet publike sot, kur qytetarët nga të gjitha komunat do të marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
KOSOVË- Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është fotografuar e veshur një bluzë me foton e djalit të tij dhe tre ish-krerëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.“Liria jeni ju”, shkruhet në bluzën e nënës së Hashim Thaçit.
Kjo foto bëhet publike sot, kur qytetarët nga të gjitha komunat do të marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjykimi ndaj tyre do të fillojë nesër./Dosja