Britney Spears së shpejti një libër të dytë pë jetën e saj

Britney Spears u shpreh se do të publikojë së shpejti një libër të dytë që tregon shumë detaje të pazbuluara për publikun rreth jetës së saj.
“Vëllimi 2 vjen pas 1-së !!! #TheWomanInMe,” shkroi Spears përmes Instagram të martën së bashku me një video.
Ndërsa artistja tashmë është duke punuar për një vazhdim, kujtimet e saj të ardhshme, “The Woman in Me”, do të përfshijnë “bomba” për jetën e saj.
“Është Britney që tregon historinë e saj krejtësisht të pafiltruar – të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën”, tha një burim ekskluzivisht për Page Six në shtator. Insajderi shtoi se ishte “padyshim intensive” që Spears të rijetonte të kaluarën e saj.
“Ju lexoni disa nga historia e saj familjare në libër dhe mendoni, ‘Oh Zot, gjynah kjo vajzë,” tha burimi, duke shtuar se ajo “detajon historinë e saj familjare, nga gjyshërit deri te prindërit.”
Vetë Britney foli për kujtimet e saj në Instagram në korrik, duke thënë: “Unë e kam bërë shumë terapi për ta realizuar këtë libër, kështu që uroj ta pëlqeni. Dhe nëse nuk ju pëlqen,nuk ka problem.”
Publikimi i librit vjenmuaj pasi Asghari paraqiti kërkesën për divorc nga Spears në gusht pas një viti martesë. Pas ndarjes, ajo pati një romancë me ish-punonjësin e saj, Paul Richard Soliz, i cili ka një të kaluar kriminale./
#Britney #Spears #së #shpejti #një #libër #të #dytë #pë #jetën #saj
Lapsi