Tensionet në Kosovë, kryediplomatja gjermane nis turin në Ballkan

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock do të nisë një turn ë Ballkan, teksa situata në rajon është e tensionuar pas sulmit terrorist serb në veri të Kosovës.
“Baerbock do të bisedojë me liderët Serbi dhe Kosovë dhe do të vazhdojë t’u kërkojë të dyja palëve të de-përshkallëzojnë konfliktin në margjinat e një takimi që do të mbahet në Shqipëri të ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor”, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.
Mbledhja e liderëve në Shqipëri janë pjesë e “Procesit të Berlinit”, i cili filloi në vitin 2014 për të nxitur bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kriza e fundit mes Kosovës dhe Serbisë u shkaktua pasi paraushtarakët serbë sulmuan policinë në veri të Kosovës, duke vrarë një oficer. Sulmi çoi në shkëmbim zjarri në një manastir ortodoks të pushtuar nga grup serbi i armatosur rëndë.
Beogradi më pas vendosi trupat serbe në pozicionet afër kufirit, por raportohet se i ka tërhequr pas presionit të madh ndërkombëtar.
Zëdhënësi i Baerbock tha se situata në rajon është “padyshim shqetësuese”.
“Serbia e ka për detyrë të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, tha ai.
Shenjat fillestare se Serbia ka reduktuar numrin e trupave pranë kufirit janë një hap i parë i rëndësishëm, tha ai, por tani duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm drejt de-përshkallëzimit.
#Tensionet #në #Kosovë #kryediplomatja #gjermane #nis #turin #në #Ballkan
Lapsi