Serbia duhet sanksionuar e ndëshkuar

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka dhënë një intervistë për televizionin e njohur amerikan, CNN, ku ka folur për situatën e fundit të sigurisë në veri të Kosovës pas sulmit terrorist të grupit të armatosur të serbëve në Banjskë të Zveçanit. Çka tha presidentja Osmani në CNN?
Në intervistën me gazetaren veterane Christiane Amanpour, Osmani deklaroi se Kosova po përballet me sfida të sigurisë nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Osmani theksoi se sulmi terrorist është urdhëruar nga aparati shtetëror serb.
“Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin e Krimesë.” – deklaroi presidentja Osmani, transmeton Klan Kosova.
Tutje, zonja Osmani ka kërkuar sanksionimin e Serbisë nga Perëndimi.
“Për të ndaluar këto akte agresioni, duhet sanksionuar e ndëshkuar Serbinë, por nëse nuk ka ndëshkim, ata do të inkurajohen që të përdorin dhunën, jo vetëm në Kosovë, por në rajon.” – shtoi presidentja Osmani.
Në intervistën në CNN, shefja e shtetit, pra presidentja Osmani, ka theksuar se Aleksandar Vuçiq po e shfrytëzon të njëjtën narrativë sikurse Slobodan Millosheviq, ish-udhëheqës i Serbisë, i njohur globalisht si “Kasap i Ballkanit”.
“Ai po përdorë narrativëne Millosheviqit.” – deklaroi Osmani në CNN.
Në vazhdim të intervistës, Osmani vlerësoi se ka mjaftueshëm dëshmi të përfshirjes së Serbisë në rastin e sulmit terrorist në Banjskë.
“Këto nuk janë armë që përdoren nga qytetarë të zkonshëm por nga ushtarakë profesionistë” – deklaroi Osmani ndër të tjera.
Në intervistë, Osmani e përsëriti një fjali të rëndësishme. Ajo deklaroi se Kosova është në sulm.
“Kosova është nën sulm, është nën akt agresioni. Natyrisht, gjëja e parë që e duam është që Radoiçiqi t’i dorëzohet Kosovës që të ketë drejtësi. Serbia nuk ka bërë drejtësi. Së dyti, ka vetëm një palë konstruktive në atë dialog, dhe ajo ka qenë Republika e Kosovës që i ka plotësuar 99% të obligimeve, është krejtësisht e kundërta që ka bërë Vuçiqi. Siç tha në intervistën tuaj, ‘unë jam i gatshëm të negociojë’, por Serbia s’ka realizuar asnjë marrëveshje. Ka një listë të gjatë të obligimeve që i ka ndërmarrë që nga 2011, diplomat e të tjerat. Më 2013, Serbia u zotua për shpërbërjen e të gjitha strukturave ilegale në veri, por ato u kthyen në banda kriminale që po kryejnë akte terroriste me urdhër të Serbisë. Kosova është zotuar se do t’i zbatojë marrëveshjet, nisur nga ajo e Brukselit dhe e Ohrit. Do të thotë, është zotuar për vetëmenaxhim për serbët. Por të mos harrojmë, Kosova po kërkon diçka të thjeshtë: duam balans dhe drejtësi në atë dialog, që nuk e kemi pasur. Grupet kriminale të Vuçiqit kanë sulmuar 93 ushtarë të KFOR-it, dhe s’ka llogaridhënie. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për ta.” – theksoi Osmani në intervistën me Amanpour.
Osmani vlerësoi se Kosova ka qenë vazhdimisht pala konstruktive në dialog.
“Ne kemi marrë çdo hap që të jemi pala konstruktive në dialog. Kemi propozuar një plan për sekuencimin e marrëveshjes, kemi ecur me këshillat e partnerëve, tani jemi në koordinim me partnerët. Serbia nuk e ka bërë këtë gjë. Tani jemi në një akt agresioni që ka vrarë njerëz. Do të dëshiroja që Serbia të implementonte marrëveshjet”, u shpreh Vjosa Osmani.
#Serbia #duhet #sanksionuar #ndëshkuar
Lapsi