“Gërdeci”/ Gjykata e Posaçme pranon thirrjen e Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit si dëshmitarë

Gjykata e Posaçme ka pranuar sot thirrjen si dëshmitarë të prokurorisë të Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se GJKKO rrëzoi kërkesën e Mediut për një listë dëshmitarësh dhe gjithashtu kërkesën për dëshmitarët e familjarëve të viktimave të Gërdecit.
“Gjykata ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Mediut për 90 dëshmitarë. Sipas Gjykatës shtetasit e huaj dhe personalitetet brenda vendit nuk do të thirren në proces.
Gjykata rezervoi të drejtën që ekspertët që kanë përpiluar aktin e ekspertimit, shkakun e shpërthimit, në një moment kur ta shohë të arsyeshme të vendosë nëse do i thërrasë apo jo. Sipas avokatëve ky vendim duhet të ishte marrë ditën e sotme.
Avokatët kanë një qëndrim të ndryshëm për atë që është deklaruar më herët dhe nuk e shohin si një aksident”, raportoi gazetarja Lala.
#Gërdeci #Gjykata #Posaçme #pranon #thirrjen #Shkëlzen #Berishës #dhe #Aldo #Bumçit #dëshmitarë
Lapsi