Lajm i fundit/ DASH: Nuk kemi ende prova që ushtria serbe po tërhiqet

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur ta vërtetojnë nëse Serbia i ka tërhequr trupat dhe mjetet ushtarake nga kufiri me Kosovën”, – tha këtë të hënë në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller. Ai theksoi se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar për rritjen e vazhdueshme të tensioneve dhe dhunës së herëpashershme në veri të Kosovës.
“Ne do të kërkojmë konfirmime të mëtejshme. Por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur. Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për ciklin e rritjes së tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës dhe inkurajojmë të dyja palët që të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja” – tha ai.
Këtë të hënë më herët, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, tha se Serbia i ka tërhequr disa prej trupave të ushtrisë së vet të vendosura pranë kufirit me Kosovën, pasi e kishte rritur numrin e trupave atje pas sulmit të një grupi të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. /
#Lajm #fundit #DASH #Nuk #kemi #ende #prova #që #ushtria #serbe #tërhiqet
Lapsi