Sport

Sarri hedh poshtë punën e Igli Tares, ngel në “klasë” blerjet e reja: deklaratat e tij po bëjnë bujë

Sarri

Gjërat nuk po shkojnë mirë te Lazio. Maurizio Sarri humbi ndeshjen në transfertën e San Siros kundër Milan. Rezultati 2-0 është pasojë e një pjese të dytë të luajtur pa ritëm, që erdhi pas një pjese të parë të shkëlqyer në të cilën, megjithatë, bardhekaltrit nuk mundën të shfrytëzonin mundësitë e shënimit. Deklaratat e teknikut për merkaton e operuar nga klubi po shkaktojnë diskutime. Një shigjetim i ri ndaj Igli Tares, me të cilin nuk shkoi kurrë dakord, sidomos për merkaton.

SARRI NGELI NË KLASË MERKATON?

Një nisje katastrofike e sezonit për Lazio, që ka vetëm 7 pikë në 7 ndeshje me 4 humbje. Tifozët dhe ambienti i bardhekaltërve janë të shqetësuar për trendin negativ. Curva Nord, madje, e kishte kontestuar skuadrën pas barazimit zhgënjyes me Monza. Pavarësisht fitores në shtëpi ndaj Torinos, në Milano kundër skuadrës së teknikut Pioli erdhi një ndalesë e re. Një humbje që edhe mund të ndodhte në një fushë të vështirë si San Siro, por që amplifikoi vështirësitë e skuadrës, e paaftë për të rikuperuar ndeshjet. Në fund të ndeshjes kundër Milanit, Maurizio Sarri bëri deklarata të diskutueshme në lidhje me merkaton e klubit: “A e kam miratuar merkaton? Është e vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje.”

Lexo më tej: “Po lëviz ngadalë”: Tension mes Sarrit e Tares, merkato e Lazios përkohësisht e bllokuar


BLERJET E REJA NUK ISHIN NË LISTËN “E TIJ”

“Unë filloj nga disa emra, pastaj arrij tek ky apo ai dhe mund të shpreh preferencën time. Filloj nga A, pastaj shkoj te X ose Y dhe zgjedh midis tyre. Por kam filluar nga A. Ata që kërkova nuk kanë ardhur, kështu që unë do të vazhdoj me ato që kam në dispozicion. Në 95% të rasteve çdo trajner do të japë të njëjtën përgjigje.” Deklarata të forta që kanë përçarë edhe tifozët dhe që mund të shqetësojnë humorin e lojtarëve të rinj të klubit.

#Sarri #hedh #poshtë #punën #Igli #Tares #ngel #në #klasë #blerjet #reja #deklaratat #tij #bëjnë #bujë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button