Aktualitet

Kubo shënon, shtiret i dëmtuar e feston me twerk: video është virale

Japonezi Takefusa Kubo është një nga lojtarët e rinj më interesantë në skenën ndërkombëtare të futbollit. Lojtari i lindur në vitin 2002, i cili erdhi nga ekipet e të rinjve të Barcelonës dhe Real Madrid, po bën emër me paraqitjet e tij me fanellën e Real Sociedad. Këtë sezon ai ka shënuar tashmë 4 herë në vetëm 6 ndeshje në La Liga. Të mëdhenjtë e Europës e kanë futur tashmë emrin e tij në listat e tyre, por për momentin Kubo mendon vetëm për klubin bask, duke luajtur dhe… argëtuar.

Festimi i shfaqur dje në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos pas golit të 2-0 (ndeshja përfundoi 3-1), është emblema e asaj që për mesfushorin e ri futbolli është mbi të gjitha gëzim dhe argëtim. Eshtë e panevojshme të thuhet se video u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Edhe për shkak se ajo ishte e lidhur me videolojën e famshme Fifa (tani Ea Sports FC 24).

TWERK I KUBO ‘THYEN’ RRJETET SOCIALE

Momenti i mirë i Real Sociedad, që vjen nga tri fitore radhazi në La Liga, është edhe falë të riut Kubo. Japonezi po bindë skeptikët në startin e sezonit me paraqitje pozitive. E në ndeshjen e djeshme, derbi bask, në fitoren 3-1 ndaj Athletic Bilbao, japonezi u bë protagonist jo vetëm për golin, por edhe për festimin e tij shumë të veçantë.


Pasi e dërgoi topin në fund të portës, Kubo u drejtua nga flamuri. Papritur preku kofshën e tij nga pas dhe filloi të ecte duke çaluar, si të ishte i dëmtuar. I befasoi të gjithë, kur në fund improvizoi një twerk. Një festim që sigurisht nuk kaloi pa u vënë re, e që lindi, siç u përmend, nga simulatori i njohur i futbollit FIFA. Me Elustondon kisha vënë bast që po të shënoja do të festoja kështu”, deklaroi 22-vjeçari duke buzëqeshur në fund të ndeshjes. Ndërkohë video është duke bërë bujë në rrjetet sociale…



#Kubo #shënon #shtiret #dëmtuar #feston #twerk #video #është #virale

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button