Shëndeti

Tetori rozë, apeli i ministres Koçiu: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në të gjithë vendin

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave. Ajo ka ftuar të gjitha gratë dhe vajzat që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes.

“Shtrirja e mbulimit me mamografi falas në te gjithë vendin si dhe zgjerimi i reparteve onkologjike në spitalet rajonale, kanë bërë që vit pas viti të rritet numri i diagnostikimeve të hershme, si dhe të ulet numri i fataliteteve. Të gjitha gratë dhe vajzat të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, se diagnostikimi i hershëm mbetet kura më efikase dhe mamografitë shpëtojnë jetë”.

Ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje që të gjithë gratë dhe vajzat të përfitojnë nga programi i mamografisë falas, të ofruar në të gjithë Shqipërinë, duke rezervuar takim për kontroll çdo ditë të vitit.

“Le të luftojmë së bashku tumorin e gjirit. Falë armëve dhe mjekëve tanë, kjo është një betejë që shumë nëna dhe gra po e fitojnë me sukses. Bashkojuni programit kombëtar të ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Duaje veten! Kontrollohu në kohë!”, e përfundon mesazhin ministrja Koçiu.

/a.r

#Tetori #rozë #apeli #ministres #Koçiu #Përfitoni #nga #programi #mamografisë #falas #në #të #gjithë #vendin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button