Aktualitet
Zjarrfikësit ‘luftë’ me flakët, zjarri përhapet edhe njëherë në pyllin e Darzezës

Një tjetër situatë e rrezikshme është krijuar në Darëzezë. Zjarri i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha dhe për shkak të erës së fortë, ka qenë tepër e vështirë për t’u vënë nën kontroll. Flakët kanë sfiduar prej orësh forcat zjarrfikëse.
Situata u neutralizua pas përpjekjesh intensive të forcave operacionale. Edhe më herët Darëzeza është përfshirë nga flakët, duke sjellë djegien e disa pishave dhe shkurreve në hyrje të pyllit.
#Zjarrfikësit #luftë #flakët #zjarri #përhapet #edhe #njëherë #në #pyllin #Darzezës
Lapsi