Aktualitet

Vrasja në Dukagjin pa autor, policia shoqëroi dhe la të lirë 4 persona

Vijon të mbetet pa autor ekzekutimi i Zef Gurit dhe plagosjes së djalit të tij Gjin Gurit. Policia shoqëroi katër persona për ngjarjen, të cilët u dyshuan si autor. Por pas marrjes në pyetje ata u lanë përsëri të lirë.

Pak orë pas ekzekutimit mafioz të Zef Gurit dhe plagosjes së djalit të tij, Gjin Gurit, policia e Shkodrës shoqëroi katër persona të dyshuar për ngjarjen, por pas marrjes në pyetje ata u lanë të lirë.

Burime bëjnë me dije se në komisariat u shoqëruan si autor të dyshuar të ngjarjes Martin Qershija, Edmond Nika, Kujtim Dholla dhe Çesk Serraj, por të katërt më pas u lanë të lirë.


Por, pak orë pasi emri i tij u publikua në media si një ndër të dyshuarit e ngjarjes, Edmond Nika është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës duke mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, pas publikimit të katër emrave, policia ka dhënë detaje nëpërmjet burimeve, se i shpallur në kërkim është dhe Gjovalin Guri, kushëriri i viktimës dhe të plagosurit.

Deri më tani, pista kryesore e hetimit është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Gjin Guri i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku humbi jetën babai i tij, është një emër i njohur për policinë.

Kohë më parë ai u bë preh e një sulmi me tritol në lokalin në pronësi të tij në Dukagjin, ndërsa më herët ka qenë i arrestuar për shkak se hapi zjarr ndaj policisë në një operacion kundër drogës. Por veç kësaj piste, në hetim është dhe motivi i një konflikti për shkak të një zone pyjore që administrohej nga Gjin Guri.

#Vrasja #në #Dukagjin #autor #policia #shoqëroi #dhe #të #lirë #persona

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button