Aktualitet
Në kërkim për atentatin me një të vrarë në Dukagjin, vetëdorëzohet një prej të akuzuarve…

Vetëdorezohet Edmond Nika në policinë e Shkodrës në lidhje me krimin e brendshëm në Dukagjin ku një i moshuar u vra dhe u plagos djali i tij.
Nika ka deklaruar në polici se; “nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”.
Mbrëmë u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës në Tiranë.
#Në #kërkim #për #atentatin #një #të #vrarë #në #Dukagjin #vetëdorëzohet #një #prej #të #akuzuarve
Lapsi