Tech

EMRI / Sekuestrohen 52.6 kg kanabis në Korçë, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi të madhe kanabisi, prej 52.6 kilogramë. Uniformat blu kanëë vënë në pranga 45-vjeçarin, Klodian Kllomollari, që dyshohet se i përkiste lënda narkotike.

Sasia e kanabisit u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës. Lënda narkotike ishte e ndarë në dy qese.

45-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike nga shtetas të tjerë dhe më pas do ta trafikonte me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#EMRI #Sekuestrohen #kanabis #në #Korçë #arrestohet #45vjeçari

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button