Aktualitet

Rama publikon pamje nga transformimi i lumit Gjanica!

Kryeministri Edi Rama thotë se lumi Gjanicë tanimë ka pësuar një transformim urban dhe mjesidor. Përmes një postimi në Facebook, Rama publikoi disa foto nga kantieri ku po zhvillohet faza e dytë e punimeve. Sipas Ramës, Gjanica ishte kthyer në një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin e Fierit.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e fazës së dytë drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë, i cili deri dje ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është sërish lumë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./M.T/dritare

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button