Taylor Swift shihet në publik me Travis Kelce

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht po kalojnë kohë së bashku.
Këngëtarja e “Lavender Haze” u kap në video duke u larguar bashkë me Kelce nga stadiumi Arrowhead në Kansas City, Misuri. Ndërsa të dy po ecnin së bashku , Swift buzëqeshi para kamerës dhe u shfaq duke thënë “mirupafshim”.
Swift ishte pjesë e turmës që brohoriste për Chiefs në ndeshjen e tyre kundër Chicago Bears të dielën. Ajo ndoqi ndeshjen me nënën e atletit, Donna Kelce. Dyshja u fotografuan të ulur duke biseduar dhe duke qeshur së bashku gjatë gjithë lojës.
Paraqitja e Swift-it në stadium vjen vetëm disa ditë pasi Kelce e ftoi atë të merrte pjesë në lojë teksa shfaqej në podkastin e The Pat McAfee Show. Një burim i tha PEOPLE se sapo Swift dëgjoi për ftesën, pranoi menjëherë.
“Taylor është shumë e përqendruar te puna tani ”, tha burimi. “Por, Travis e ftoi atë dhe sigurisht ajo tha ‘po’”. “Ajo thjesht mendoi se ishte një mënyrë fantastike për të kaluar të dielën”, shtoi burimi.
Në podcast , prezantuesi Pat McAfee e pyeti Kelcen nëse donte të adresonte thashethemet se ai është i lidhur me artisten.
Megjithëse ai nuk konfirmoi asgjë në atë kohë, ai e ftoi në ndeshjen e tij.”Të kam parë në Arrowhead ,” i tha ai McAfee, sikur t’i fliste drejtpërdrejt këngëtares. “Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt,” shtoi Travis./
#Taylor #Swift #shihet #në #publik #Travis #Kelce
Lapsi