Aktualitet
Tragjike në Greqi, 14 vjeçari shqiptar i jep fund jetës, bullizohej nga shokët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 14-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.
Sipas raportimit të medieve greke ngjarja ka ndodhur në Aiginas, ku 14-vjeçari me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në pemë.
Adoleshenti bullizohej nga shokët, gjë e që ka çuar që të ndërmerrte dhe aktin ekstrem.
Mësohet se ai i ka lënë një letër familjes pak para se të ndodhte ngjarja tragjike. Autoritetet greke po hetojnë për shkaqet që kanë çuar 14-vjeçarin të ndërmerrte aktin ekstrem.
/a.r
#Tragjike #në #Greqi #vjeçari #shqiptar #jep #fund #jetës #bullizohej #nga #shokët