Aktualitet
Zjarr i madh në një fabrikë në autostradën Tiranë-Durrës/ Ministria e Brendshme apel qytetarëve: Shmangni kalimin në këtë aks

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit. Ministria e Brendshme ka apeluar qytetarët që ta shmangin këtë aks, deri në shuarjen e flakëve. Paraprakisht raportohet se nuk ka persona të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.
#Zjarr #madh #në #një #fabrikë #në #autostradën #TiranëDurrës #Ministria #Brendshme #apel #qytetarëve #Shmangni #kalimin #në #këtë #aks
Lapsi