“Beleri”/ Presidenti Begaj flet për VOA: Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet, e kam pritur Mitsotakis e diskutuam…!

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës nga SHBA, për çështjen e shumëpërfolur të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri.
Begaj tha se kjo çështje nuk është në dorën e Presidentit dhe duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.
“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë marrëdhëniet e një partneriteti strategjik, bazohen në vlerat më të mira të fqinjësisë dhe respektit mes njeri-tjetrin.
E kam pritur në zyrën time kryeministrin e Greqisë, kemi diskutuar për çështje të reja dhe të vjetra.
Kjo çështje nuk është në dorën e presidentit, ka lidhje me drejtësinë. Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.
Mendoj se drejtësia pas reformës së bërë me konsensus politik është në rrugën e duhur dhe është e pavarur”, tha Begaj./m.j
#Beleri #Presidenti #Begaj #flet #për #VOA #Të #lëmë #drejtësinë #të #bëjë #punën #vet #kam #pritur #Mitsotakis #diskutuam..