Aktualitet

Plagosi policin / Bozhani ende në arrati, shoqërohet në komisariat vëllain e tij. Shpresa për negocim

Klered Bozhani, personi që plagosi mbrëmjen e djeshme efektivin e “Shqiponjave” vijon të jetë në arrati.

Që prej mbrëmjes së djeshme, policia është vënë në kërkim për kapjen e tij, ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, duke ofruara shpërblim 20 mijë euro për këdo që jep informacione të sakta.

Por gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka mësuar se në komisariatin nr.4 në Tiranë është shoqëruar vëllai i Klered Bozhanit, i cili mund të përdoret nga uniformat blu për të negociuar me autorin.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet mbrëmjen e sotme, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi me një plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.

Ky i fundit i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

/a.r

#Plagosi #policin #Bozhani #ende #në #arrati #shoqërohet #në #komisariat #vëllain #tij #Shpresa #për #negocim

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button