Aktualitet

I dënuari i mbijetoi ekzekutimit me helm, do të jetë i pari që do të ekzekutohet me nitrogjen

Në SHBA , thithja e azotit të pastër do të përdoret për herë të parë për të ekzekutuar një të burgosur.

Amerikani 58-vjeçar, Kenneth Eugene Smith , i mbijetoi një tentative ekzekutimi në vitin 2022 .

 Ekipi përgjegjës, në fakt, nuk ishte në gjendje të identifikonte venat ku të injektohej helmi dhe i dënuari qëndroi i lidhur në barelë për katër orë.

Kështu tanime u vendos që të eksperimentohej me hipoksinë e azotit . Shoqatat e të drejtave të njeriut , përfshirë OJQ-në Equal Justice Initiative, kanë protestuar kundër kësaj metode të cilësuar si barbare.

Hipoksia e azotit është një teknikë që shkakton vdekjen nga mbytja dhe asfiksia brenda katër deri në pesë minuta. Nëpërmjet një maske, subjekti thith gazin dhe fillon të ndjejë mungesë oksigjeni.

I denuari me vdekje, Kenneth Eugene Smith u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm, më pas me vdekje në vitin 1988 për vrasjen e porositur me thikë të Elizabeth Dorlene Sennett, gruaja e një pastori në Kishën Wetside të Krishtit në Sheffield./Tgcom

#dënuari #mbijetoi #ekzekutimit #helm #të #jetë #pari #që #të #ekzekutohet #nitrogjen

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button